Për gjendjen energjetike, Kurti fajëson qeveritë e kaluara

Lajme

Vendi ynë ka kohë që po përballet me probleme me energjinë elektrike.

Të enjten kryeministri Albin Kurti këshilloi paraardhësit të shihen në pasqyrë para se ta kritikojnë qeverinë e tij për mungesën e energjisë elektrike, e fajin për këtë krizë nëpër të cilën po kalon vendi ua hodhi edhe të dielën kur tregoi se po përjeton të njëjtin frustrim si qytetarët.

“Le të jetë ky një kujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na e lanë shtetin, sepse si njerëz të territ që ishin, që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve, ata nuk kishin si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr e skëterrë”, ka thënë Kurti.

Zgjidhje konkrete për furnizim me energji elektrike do të bëhen në 2022-ën.

“Gjatë vitit që vjen do të dalim me propozime konkrete për zgjidhjen afatgjate e cila do të merr parasysh kërkesën tonë rritje për energji në 40 vitet e ardhshme dhe burimet tona energjetike për të plotësuar këtë kërkesë.” tha Kurti në takimin që pati të dielën me Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *