Përleshje në Pejë, ka të arrestuar

Lajme

Një përleshje ka ndodhur në Pejë.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilën dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë.

Me urdhër të prokurorit, dy prej sulmuesve janë ndaluar për 48 orë në polici, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

“Tre persona i kanë sulmuar dy persona të tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Dy prej tre sulmuesve janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Me këtë rast policia ka konfiskuar edhe një armë pistoletë, dy karikatorë dhe 18 plumba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *