Pochettino dëshiron këta lojtarë në skuadrën e tij

Sport

Pochettino dëshiron këta lojtarë.

Maurico Pochettino është raportuar se do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germain.

Pas shkarkimit të Thomas Tuchel, argjentinasi po shihet si favorit për ta zëvendësuar atë në stolin e Parkut të Princave.

The Sun raporton se ish-trajneri i Tottenham dëshiron të bashkohet prapë me yjet e tij të skuadrës, Dele Alli dhe Hugo Lloris.

Fillimisht ishte raportuar se PSG kanë shënjestruar Jan Oblak, por me ardhjen potenciale të Poch, planet e tyre do të ndryshojnë.

Edhe gazetari më i besueshëm i merkatove, Fabrizio Romano, ka raportuar se veçse ekziston një marrëveshje personale me PSG dhe Pochettinos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *