Prangoset burri nga Skënderaj, dyshohet se theri së paku 10 herë me thikë gruan e tij

Lajme

Burri nga Skënderaj dyshohet se theri së paku 10 herë me thikë gruan e tij.

Një burrë ka goditur sot gruan e tij më thikë në një shtëpi në Skenderaj, me ç’rast është prangosur nga Policia e Kosovës.

Mësohet se viktima ishte goditur së paku dhjetë herë me thi’kë në pjesën e gjoksit dhe në disa pjesë tjera të trupit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokuroria është duke e përgatitur kërkesën për caktimin e ndalimit pas prangosjes që iu ka bë burrit të të plagosurës në Skenderaj”, tha Preteni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *