PZAP fillon publikimin e vendimeve për ankesat e subjekteve politike

Diaspora Lajme

PZAP, ka marrë vendime lidhur me ankesat e subjekteve politike pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PZAP ka publikuar vendimin sa i përket ankesës të bërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), ku thuhet se ka refuzuar pjesërisht apelet e kësaj partie.

PZAP është duke vazhduar me publikimin e vendimeve, ku pas pak pritet të bëhet e ditur se si është vendosur për ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve tjera që kanë bërë ankesa.

KQZ javën e kaluar nuk ka certifikuar listat e gjashtë subjekteve politike, në mesin e tyre edhe listën e LVV-së, AAK-së dhe Nismës./meKryeministrin.info/

The post PZAP fillon publikimin e vendimeve për ankesat e subjekteve politike appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *