Dialogu apo marrëveshja përfundimtare me Serbinë duke se do të sjellë risi në politikën e vendit, derisa presidenti Hashim Thaçi tashmë ka marrë kompetenca nga vet kryeministri i Kosovës për udhëheqjen e dialogut.
Se a ka kapacitete për një marrëveshje përfundimtare të duhur Qeveria e Avdullah Hotit është skeptike pasi që qysh në fillim kryeministria ia la në dorë të gjitha Thaçit derisa është shprehur i gatshëm se do të veproj sipas kërkesave të SHBA-së si për heqjen e reciprocitetit por edhe për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë ani pse askush nuk e di saktë se çka përmban ajo.
Njohësi i çështjeve politike Skënder Zogaj mendon se Qeveria e Avdullah Hotit i ka të gjitha kapacitetet e duhura të plota dhe të mirëfillta profesionale, por i ka edhe kapacitetet e normalitetit veprues për aplikimin e kompetencave që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.