Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti ka qenë e kujdesshme me Serbinë, veprimet e sotme janë vazhdim i dakordimeve

Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti ka qenë e kujdesshme me Serbinë, veprimet e sotme janë vazhdim i dakordimeve.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se do të ishte gabim nëse Qeveria e Kosovës tërhiqet nga vendimi i sotëm për reciprocitet me Serbinë lidhur me targat e veturave.

Krahas kësaj ai ka thënë se Qeveria Kurti është treguar e kujdesshme me Serbinë dhe qytetarët serbë në Kosovë.

“Kjo qeveri është mjaft e kujdesshme në marrëdhëniet me Serbinë, e ka ndihmuar Serbinë në aspektin ekonomik, nga heqja e taksës, pastaj taksës mbrojtëse për bllokat. Këto janë shumë dëshmi që flasin se Qeveria e tashme ka qenë e mirëkuptueshme ndaj Serbisë”.

“Kjo e ma mbërri kulmin te pagesa e rrymës – dy herë nga 11 milionë. Mendoj se i ka përkëdhel me kujdes serbët e veriut dhe Serbinë. Veprimet e sotme janë pasojë e dakordimeve të mëhershme, janë vazhdim i dakordimeve të mëhershme”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Haradinaj në Rubikon ka theksuar se nga vendimi i sotëm nuk mund të hiqet dorë.

“Duhet treguar se zbatimi i ligjit është i pakompromis dhe pa kthim prapa. Nuk mendoj se qeveria do të marrë veprime destabilizuese, e ka zbatuar ligjin. Thirrja e Ambasadës së SHBA-së është mjaft e sinqertë, që të ulen tensionet. Nuk i kërkon moszbatimin e ligjit”.

“Qeveria nuk ka ngritur tensione, por ka zbatuar ligjin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *