Reagon Albani për masat e reja: Bravo, po japin efekt – mbi 11,700 persona kaluan kufirin se në Shqipëri e Mal të Zi s’ka virus

Magazin

Alban Mehmeti reagon për masat e reja: Bravo, po japin efekt – mbi 11,700 persona kaluan kufirin se në Shqipëri e Mal të Zi s’ka virus.

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Mehmeti, ashtu si shumë kolegë të tij, vazhdon të stagnojë në mbajtjen e koncerteve apo ahengjeve muzikore, për shkak të pandemisë COVID-19.

Me rastet gjithmonë në rritje dhe masat kufizuese në vazhdimësi, duket se shpresa për ta realizuar profesionin e tij në mënyrën e zakonshme, është e vogël edhe këtë vit.

E kur jemi te masat preventive të ndërmarra së fundmi nga Qeveria e Kosovë, këngëtari duket se po i sheh si të pasuksesshme.

Në një reagim publik të bërë në InstaStory, Albani ka përmendur numrin e madh të shqiptarëve të Kosovës që me të hyrë në fuqi masat e reja, janë larguar për vikende në vendet fqinje.

“Domethënë, vetëm të premten deri në ora 17:00 nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar 2750 makina dhe 11,700 persona. Bravo, masat po japin efekt, se në Shqipëri e Mal të Zi nuk ka virus. Bravo, kurrë mos i hapni”, ka shkruar Mehmeti në InstaStory.

Me këtë këngëtari sikur deshi t’ua bëjë me dije qeveritarëve që me situatë pandemike po përballen edhe Shqipëria dhe Mali i Zi, dhe pavarësisht të gjithave, ata nuk kanë vënë në fuqi masa të reja të bllokimit.

Në qershor të vitit të kaluar, estrada shqiptare u ngrit me një protestë simbolike para Qeverisë së Kosovës, duke lejuar organizimin e dasmave dhe ahengjeve familjare, por që një kërkesë e tillë u hodh poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *