Rizvanolli: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë dëmtuar në asnjë moment ato janë të shkëlqyera

Diaspora Lajme

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli në seancën e sotme të Kuvendit ka theksuar se marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë dëmtuar edhe pasi Kosova ka marrë vendim që projekti për gazsjellësin të mos realizohet.

Pikë e rendit të ditës në këtë seancë është edhe debati parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC-së.

Rizvanolli tha se opsioni i ndërtimit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë nuk është përjashtuar dhe se kriza energjetike vjen si pasojë e gazit dhe se ideja se gazi e ulë varshmërinë është e pakuptimtë .

“Marrëdhëniet me SHBA nuk janë dëmtuar në asnjë moment ato janë të shkëlqyera. Të gjitha këto kanë shprehur gatishmërinë për të na përkrahur edhe në mënyrë financiare. Opsioni i ndërtimit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë nuk është përjashtuar. Energjia nga gazi nuk është energji e pasur”.“Nëse bëhet apo jo gazsjellësi nuk do të ketë ndikim me ShBA”.

Ajo theksoi se prezantimi i çështjeve të gazit kinse ShBA po kërkojnë e ne po refuzojmë jo vetëm që nuk janë të vërteta por nuk i bëjnë nder marrëdhënieve tona me ShBA

The post Rizvanolli: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë dëmtuar në asnjë moment ato janë të shkëlqyera appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *