Sali Berisha reagon pas shkarkimeve: Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e PD mbaroi

Lajme

Reagon Berisha pas shkarkimeve: Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e PD mbaroi.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme pasi kreu i Partisë Demokratike vendosi të thërrase ditën e nesërme Këshillin Kombëtar për të miratuar shkarkimet e propozuara ditën e sotme.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se koha Lulzim Basha, të cilin tashmë e quan deputet, bënte pazare me fatet e PD-së ka marrë fund.

Berisha thekson se votat e 4446 anëtarëve për shkarkimin e Bashës bënë që ditën e sotme të merret në dorë fati i PD-së, prandaj ai i bën thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike.

REAGIMI

Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.

Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia.

Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkakuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!

Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!
Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code