Serbët nga presion, detyrohen të krijojnë barrikada në Jarinjë dhe Bërnjak

Lajme

Serbët në veri vazhdojnë të mos jenë te qetë.

Dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë, po vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga kamionët dhe veturat e vendosura nga banorët lokalë serbë edhe ditën e katërt, prej kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë vendimin e saj për reciprocitet me Serbinë për targat e automjeteve.

Disa punonjës të institucioneve serbe që veprojnë në Kosovë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (RFE) se ata janë të detyruar që përmes ndërrimeve të kujdesen për bllokimin e vendkalimeve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Ata folën në kushte anonimiteti dhe thanë se autoritetet lokale po u kërkojnë ta bëjnë këtë duke iu bërë presion për të dalë në barrikada.

Derisa protestat e serbëve në këto lokalitete po vazhdojnë, shumica e objekteve hotelierike në katër komuna në veri të Kosovës po mbyllen.

Radio Evropa e Lirë mëson se qëllimi i kësaj mase është që sa më shumë njerëz të shkojnë në barrikada në Leposaviq, ku ndodhet vendkalimi Jarinje, ose në Zubin Potok, në territorin e të cilit ndodhet kalimi kufitar Bërnjak.

Edhe pronarët e objekteve hotelierike në veri të Kosovës nuk kanë dashur të zbulojnë identitetin e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *