Warning: The magic method RSSAutopilot\Request::__wakeup() must have public visibility in /home/clients/8664d7ddffd4d233140e5717e3eab621/web/wp-content/plugins/rss-autopilot/classes/request.php on line 47
SHBA sanksionuan nëntë ndërmarrje kineze për shkelje të të drejtave të myslimanëve – INFODIASPORA.DE

SHBA sanksionuan nëntë ndërmarrje kineze për shkelje të të drejtave të myslimanëve

Botë Lajme

Shtetet e Bashkuara sanksionuan nëntë kompani kineze sot për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër pakicës myslimane në rajonin Xinjiang, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.

Një institut shkencor i Ministrisë së Sigurisë Kineze dhe tetë kompani u futën në listën Uashingtonit.

Teksti vazhdon tutje, se Shtetet e Bashkuara tashmë kishin përfshirë edhe 28 kompani dhe organizata tregtare kineze në atë listë në tetor, duke i akuzuar ato se ishin të përfshirë në këto shkelje ndaj këtyre pakicave myslimane.

“Këto nëntë subjekte janë bashkëpunëtorë në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet e kryera gjatë fushatës së shtypjes, arrestimeve masive arbitrare, punës së detyruar dhe mbikëqyrjes së teknologjisë së lartë kundër pakicës myslimane në rajonin autonom Xinjiang, Ujgure”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën se ka dërguar më shumë se një milion anëtarë të kësaj pakice myslimane në “kampe përqendrimi” në atë rajon veriperëndimor të vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *