Sot mblidhet Qeveria, këto pika janë në rend të ditës

Lajme

Hoti mbledh ministrat, këto pika janë në rend të ditës.

Sot Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhjen e saj të rregullt që do të nis në ora 11:00.

Mbyllet me tensione raportimi i Agim Veliut, Rexhep Selimi e Mullhaxha të ashpër ndaj ministrit të LDK’së
Do të bëhet shqyrtimi i nismës për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitare IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Financave do të shqyrtohet vendimi për vendosjen e normës së tatimit të akcizës së duhanit.

Po ashtu kabineti qeveritar do të shqyrtoj edhe shpronësimin për interes publik të pronave të paluajshtme të cilat preken nga realizimi i projektit “Themeli i Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca-1999”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code