Tahiri e quan të turpshëm vendimin e Avokatit të Popullit, me të cilin ky i fundit kishte refuzuar ankesën e Dakës

Diaspora Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në konferencë për media ka folur për dështimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku ka thënë se tash e një kohë kemi degjenerim të jetës parlamentare.

Sipas Tahirajt, për këtë pozita nuk duhet të fajësojë opozitën pse nuk funksionon Kryesia e Kuvendit sepse mazhoranca është ajo e cila i ka numrat edhe në Kryesi edhe në seancë.

“Mirëpo, tash e një kohë të gjatë ka një degjenerim të jetës parlamentare në vendin tonë fatkeqësisht diçka që nuk e dëshirojmë askush dhe më së paku ne si opozitë” tha ai.

Ai ka folur edhe për vendimin e Avokatit të Popullit për rastin e Valdete Dakës dhe ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, pas refuzimit që ky i fundit i ka bërë ankesës së ish-kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër vendimit të Presidentes për ndërprerjen e mandatit të saj si kryesuese e KQZ-së.

Tahiri e quajti të turpshëm vendimin e Avokatit të Popullit, me të cilin ky i fundit kishte refuzuar ankesën e Dakës.

“Vlerësimet e tij që presidentja ka pasur të drejtë në këtë çështje dhe z.Daka nuk ka të drejtë të ankohet janë të papranueshme. Nuk është Avokati i Popullit ai që duhet të vlerësoj kushtetutshmërinë e këtij akti. Avokati i Popullit është ai që i mbron të drejtat e njeriut, dhe në këtë rast do të duhej që rasti të dërgohej në gjykatën kushtetues. Nga sot atij veç avokat i popullit nuk mundemi me i thanë, atij mund t’i themi vetëm avokat i presidentes, avokat i Vjosa Osmanit. Unë nuk mendoj që ai e meriton me qëndru në atë pozitë, vlerësimet e tija janë të papranueshme. Vlerësimet se vendimi paska qenë në përputhje me Kushtetutën janë të papranueshme dhe mendoj se pas këtij akti të turpshëm, ai nuk do të duhej më qëndru në atë zyrë. Do t’i bënte nder edhe vetes edhe pozitës që me jep dorëheqje”, u shpreh Tahiri.

The post Tahiri e quan të turpshëm vendimin e Avokatit të Popullit, me të cilin ky i fundit kishte refuzuar ankesën e Dakës appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *