Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sapo ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Kështu ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”, ka shkruar Thaçi, përcjell ORAinfo.
Kujtojmë që presidenti Thaçi mbrëmë, pas katër ditëve, e ka përfunduar intervistimin në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Thaçi është intervistuar nga prokurorët e kësaj zyre tri ditë nga gjashtë orë, derisa dje ky proces ka zgjatur më shumë se shtatë orë. /ORAinfo/