Tolaj tregon pse kanë rënë të hyrat në AKP

Showbiz

Tolaj: Shkak i pandemisë AKP ka pasur rënie të të hyrave.

“Pandemia dhe kërkesa e qeverisë për pezullim të shitjeve, kanë qenë arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e të hyrave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2020”.

Kështu deklaroi drejtori i AKP-së Valon Tolaj, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku është duke shqyrtuar raportin vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020.

“Edhe AKP në vitin 2020 nuk e ka pasur të lehtë. Ka pasur tregues negativ për arsye jo të AKP-së po të faktorëve të jashtëm. Pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Ka pasur kërkesë nga ana e qeverisë për pezullim të përkohshëm të shitjes dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur aktivitete, por që kemi kryer punë të tjera. Këto kanë ndikuar që AKP të shënoj rënie të të hyrave. Ka rënie të të hyrave nga qiraja për faktin e gjendjes së pandemisë. Ka pasur rritje të shpërndarjes së 20 përqindëshit”, tha ai.

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka pasur kritika për raportin e prezantuar nga AKP.

“Raport më ligsht nuk keni prezantuar. Të hyrat kanë rënë, por shpenzimet kanë mbetur të njëjtat”, tha ajo.

Komisioni në këtë mbledhje me 5 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim ka miratuar vendimin e qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP – me material shtesë; si dhe ka marrë vendim për formimin e panelit për zhvillimin e procesit të intervistimit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë deputetët e këtij komisioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *