Tragjedia në Pozhoran, mediat në Zvicër raportojnë si u mundua djali të shpëtoj nga babai i tij

Lajme

Mediat në Zvicër raportojnë për tragjedinë në Pozhoran.

Ngjarja tragjike që ndodhi së fundi në fshatin Pozhoran të komunës së Vitisë është raportuar edhe në mediat zvicerane.

20minuten ka raportuar për privimin nga jeta të anëtarëve të familjes në Pozhoran.

Në raportim e sipër u tha se “Si u mundua djali të shpëtojë nga babai i tij”.

Tutje u theksua se dyshimet janë se babai privoi nga jeta tre anëtarët e familjes së tij dhe më pas vetën.

“Të ndjerët jetonin në Villeneuve në kantonin Vaud dhe kaluan ditët e fundit me pushime në atdheun e tyre, Kosovë. Miqtë dhe të njohurit në Zvicër janë të tronditur. Vëllai i gruas, e cila gjithashtu jeton në kantonin Vaud, informon për tragjedinë përmes Facebook: “Jam i mërzitur shumë pasi që mora lajmin e trishtuar nga motra dhe dy nipat tanë”.

Ai shpreson që Zoti të marrë tre anëtarët në Parajsë, shkruan ai. Miq të panumërt i shprehin ngushëllimet e tij: “Ngushëllime” – shqip për ngushëllime – shkruajnë nën artikullin.”

Media në fjalë gjithashtu shkroi edhe për raportin e Policisë së Gjilanit si dhe dyshimet e dëshmitarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *