Vaksinohet myftiu Naim Tërnava: Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës

Lajme

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka marrë gjatë ditës dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Vaksinën i pari i BIK-ut e mori në Qendrën e Vaksinimit në Fushë Kosovë.

Dozën e parë, ai e kishte marrë dy muaj më herët, por si shkak i gjendjes së tij shëndetësore dhe me koordinimit me mantel bardhët, ai u imunizua për herë të dytë vetëm pas afro 60 ditësh.

“Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara për t’i ikur asaj”, tha ai.

Nga aty, Tërnava apelojë tek qytetarët që ta kryejnë këtë proces vaksinimi sa më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *