Vdes ish-profesori i ekonomisë, Mustafa ngushëllon familjen

Lajme

Ka ndërruar jetë ish-profesori i ekonomisë, Isak Mustafa.

Kreu i LDK’së Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen dhe bashkëpunëtorët e Isak Mustafës, i cili vdiq sot. I ndjeri ishte profesor në Universitetin e Prishtinës dhe mësimdhënës i Isa Mustafës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ish-kryeministri e ka cilësuar Mustafën si “punëtor i pashoq dhe plotë energji, autor i shumë studimeve dhe teksteve universitare”.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Me dhembje te thellë kuptova lajmin se sot u nda nga jeta prof. dr. Isak Mustafa.

Prof. Isaku më mbetet në kujtim të thellë si profesor i përkushtuar i ekonomisë sa isha student në Fakultetin Ekonomik; një kohë asistent i tij, një mbështetës i fuqishëm i shumē kuadrove që dolën nga ky fakultet, punëtor i pashoq dhe plotë energji, autor i shumë studimeve dhe teksteve universitare.

Familjes Mustafa, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të prof. Isakut u shpreh ngushëllime të thella! IM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *