Vendimi i Gjykatës për rastin e Kujtim Veselit, reagon Kurti

Lajme

Kurti reagon pas vendimit të Gjykatës për rastin e Kujtim Veselit.

Ish- kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit që ka marrë Gjykata Themelore në Prishtinë ku u shpallë fajtor dhe u dënua me 25 vjet burgim i akuzuari S.O. për përdhunimin dhe vrasjen e Kujtim Veselit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se në shikim të parë mund të duket se drejtësia është vënë në vend, mirëpo, sipas tij rrugëtimi drejt drejtësisë për Kujtimin nuk duhet të përfundojë këtu.
“Dje, S.O. u shpall fajtor, mirëpo llogaridhënie duhet të ketë edhe nga institucionet dhe zyrtarët shtetërorë që e lanë Kujtimin plotësisht të pambrojtur nga rreziku që i kanosej, përkundër faktit që ishin të njoftuar për rrezikun dhe pozitën e cënueshme të tij. Në Kosovë ka shumë “Kujtima”. Problemi është që jo të gjithë i njohim. Jo të gjitha rastet i dijmë.”, ka shkruar Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code