VETËVENDOSJE me 2500 komisionerë dhe 6000 vëzhgues, në Zgjedhjet e 14 shkurtit

Diaspora Lajme

Përmes faqes zyrtare në Facebook, Lëvizja VETËVENDOSJE, ka bërë të ditur se aktivistët, një trupë e mirorganizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat.

Lëvizja gjithnjë ka qenë në mbrojtje të votës së lirë, pa patur parasysh se për cilin subjekt ka qenë ajo votë. E tash kur ndryshimi pritet të jetë kaq i madh, edhe më të sigurta e të garantuara do të jenë votat e të gjithë qytetarëve. Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme, thuhet tutje në njoftim.

Postimi i plotë:

Aktivistët më të përgatitur në të gjitha aspektet do të jenë në ditën e zgjedhjeve të ngarkuar me mbrojtjen e votës.

Një trupë e mirorganizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat.

Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi. Lëvizja gjithnjë ka qenë në mbrojtje të votës së lirë, pa patur parasysh se për cilin subjekt ka qenë ajo votë. E tash kur ndryshimi pritet të jetë kaq i madh, edhe më të sigurta e të garantuara do të jenë votat e të gjithë qytetarëve.
Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme./meKryeministrin.info/

The post VETËVENDOSJE me 2500 komisionerë dhe 6000 vëzhgues, në Zgjedhjet e 14 shkurtit appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *