Përmes një komunikate, të publikuar në faqen zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka vënë në pahë se me Qeverinë e re, ministria e Bujqësisë do të jetë në shërbim të fermerit dhe fshatit, shkruan meKryeministrin.info.
Ndryshe nga tani, ku fermerët dhe sektori i bujqësisë herë kanë qenë të neglizhuar e herë të keqpërdorur e shfrytëzuar për qëllime korruptive.
Do të fillojmë me futjen e çmimeve referente për një sërë produktesh bazike bujqësore, midis tyre edhe për grurin dhe qumështin, duke garantuar kështu stabilitet në treg.
Do të mbështesim fermerin me pagesa të granteve e subvencioneve në kohë dhe çdo aplikim të vlefshëm.
Do të mbështesim financimin e bujqësisë me kredi të favorshme.
Do të punojmë për transparencën dhe rritjen e besueshmërisë, parakusht për qasjen në fonde ndërkombtare për Zhvillimin e Bujqësisë, mundësi shtesë për të përfituar mbështetje nga jashtë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Çdo vit do të finacojmë në bujqësi deri në 100 milion euro.
Postimi i plotë:
Fermerët dhe sektori i bujqësisë herë kanë qenë të neglizhuar e herë të keqpërdorur e shfrytëzuar për qëllime korruptive.
Qeveria jonë e rë do të kujdeset që kjo mos të ndodhë më, kurse ministria e Bujqësisë do të jetë në shërbim të fermerit dhe fshatit. Ballafaqimi me Pandeminë na ka rikujtuar më së miri rëndësinë e prodhimit vendor. Në situata të tilla shteti duhet të ketë kapacitetet që për çështje dhe nevoja bazike të qytetarëve, zgjidhjen ta ketë brenda.
Do të fillojmë me futjen e çmimeve referente për një sërë produktesh bazike bujqësore, midis tyre edhe për grurin dhe qumështin, duke garantuar kështu stabilitet në treg.
Do të mbështesim fermerin me pagesa të granteve e subvencioneve në kohë dhe çdo aplikim të vlefshëm.
Do të mbështesim financimin e bujqësisë me kredi të favorshme.
Do të punojmë për transparencën dhe rritjen e besueshmërisë, parakusht për qasjen në fonde ndërkombtare për Zhvillimin e Bujqësisë, mundësi shtesë për të përfituar mbështetje nga jashtë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Çdo vitë do të finacojmë në bujqësi deri në 100 milion euro.
Do të lehtësojmë promovimin e turizmit rural. Kurse përmes grantit të katërt do të kujdesemi që komunat të kenë më shumë autonomi në promovimin e investimeve në fshat.
Kështu synojmë që të sigurojmë një treg vendor që jo vetëm që nuk përbuz mundin e fermerëve, por e fuqizon atë, me shtetin që nxit prodhimin vendor, garanton blerjen në njërën anë dhe mbush rezervat shtetërore në anën tjetër./meKryeministrin.info/
The post Vetëvendosje: Me Qeverinë e re ministria e Bujqësisë do të jetë në shërbim të fermerit dhe fshatit appeared first on meKryeministrin.info.