Zëvendësministri i Financave: Nuk mund t’i paguajmë nga 300 euro për ata që kanë humbur punën

Lajme

Zëvendësministri i Financave thotë se nuk do të mund të paguhen nga 300 euro për ata që kanë humbur punën.

Agim Krasniqi, ka bërë me dije se pagesa prej 300 euro në muaj për ata që i kanë humbur vendet e punës si dhe mbështetja financiare për bizneset e paraparë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ,nuk mund të realizohet këtë vit, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se kjo nuk mund të bëhet pa kaluar Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës, ligj ky që do të përcaktojë institucionet që do ta realizojnë këtë gjë, kriteret për përfituesit dhe mënyrën e aplikimit për të gjithë ata që përfitojnë.

Ai ka thënë se përjashtim bëjnë vetëm ato raste kur nuk kërkohet miratimi i buxhetit, e që në këtë rast është vetëm tërheqja e 10% nga Trusti Pensional i Kosovës.
Postimi i plotë:

“Informatë me shkas

Shumë mediume dhe qytetar këto ditë po më shkruajnë e po pyesin se kur do të filloj ekzekutimi i pagesave prej 300 eurove për ata që kanë humbur vendet e punës dhe po ashtu kur do të filloj implementimi i mbështetjes për biznese duke u mbështetur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike (LRE).

Në pamundësi të përgjigjeve individuale po i`u njoftoj se disa nene të LRE mund të fillojnë të zbatohen këtë vit siç është rasti me tërheqjen e mjeteve të trustit, ose edhe nene tjera që nuk kërkojnë miratimin e Ligjit për buxhet për vitin 2021.

Por disa nene të LRE nuk mund të zbatohen pa kaluar Ligji i buxhetit për vitin 2021 sepse kërkojnë që për implementimin e tyre të ketë ndarje buxhetore, të përcaktohet Institucioni që do të implementoj këto nene, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit të përfituesve. Kjo nënkupton që pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja në vazhdim për biznese janë të lidhura me aprovimin e Ligjit të buxhetit për vitin 2021.

Lus qytetarët dhe bizneset që nuk kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre ( në ATK dhe të mirëmbajnë aktive llogaritë e tyre bankare),ta bëjnë këtë, për të mos pasur vonesa në pranimin e mjeteve në momentin e ekzekutimit të pagesave”, ka shkruar Krasniqi në Facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *