Zidane me deklaratë të papritur për Barcelonën

Sport

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane, thotë se Barcelona ka akoma në përbërje një skuadër që mund të luftojë për gjithçka.

Këto deklarime Zidane i bëri përmes një konference për media ku shtoi se çdo klub ka problemet dhe vështirësitë e tij, mirëpo në këtë rast, Barcelona ka kapacitet që të luftojë për gjithçka, transmeton KOHA.

“Do të jem i respektueshëm. Për më tepër, nuk e di se çka po ndodhë brenda klubit dhe s’dua të përfshihem, mirëpo e di që Barcelona në bazë të ekipit dhe përbërjes, është një klub që do luftojë për të gjitha”, deklaroi Zidane, raporton Goal.

Me gjithë problemet dhe mungesat e përbërjes së parë të klubit, i pari i Real Madridit ka shtuar se ekipi i tij është superior dhe se ai qëndron prapa lojtarëve të tij.

“Unë mendoj se gjëja më e mirë për të gjithë menaxherët është që afati i transferimeve të vijë dhe të shkojë. Unë mendoj se kam skuadrën më të mirë dhe jam plotësisht pas lojtarëve të mi. Kjo është skuadra me të cilën duhet të punoj, nuk do të kërkoj asgjë më shumë”, ka shtuar ai.

Real Madrid sot do të jetë mysafir i Real Betisit, ndeshje e cila do të fillojë në orën 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *