10 Gjërat që Bëjnë Meshkujt që Vërtetojnë se Nuk ju Duan

Këshilla

A keni hasur ndonjëherë në meshkuj me modele shumë të çuditshme sjelljeje? Sikur të jenë projektuar në një laborator të fshehtë mashkullor, vetëm për të hutuar vajzat.

Ja se për çfarë po flasim:

Ai ka qenë larg për muaj me rradhë dhe pastaj kthehet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Çfarë ndodhi: Ai ju shkroi ose ju telefonoi pas një heshtje për një kohë të gjatë.

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai ishte shumë i zënë dhe nuk kishte kohë për të më shkruar. Atë e rrëmbyen dhe arriti të arratisej vetëm këtë mëngjes.

Ose ai ishte i burgosur, por ishte i pafajshëm dhe natyrisht, ai çdo minutë mendoi për mua.

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: Ai po pyet veten nëse jeni akoma gjallë dhe nëse ende e doni atë.

Ai fillon një bisedë, por nuk e vazhdon më…

Çfarë ndodhi: Ai e fillon një bisedë dhe pastaj zhduket.

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai ka një punë urgjente për të bërë. I ka rënë bateria e telefonit. Ai u rrëmbye nga alienët. Një zog po fluturonte aty afër dhe i vodhi telefonin, por ai me patjetër donte të fliste me mua.

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: Ai vetëm donte t’ju kujtonte për veten në rast se jeni në humor të mirë dhe mos e keni harruar të kaluarën.

Ai nuk përpiqet ta vazhdojë komunikimin offline.

Çfarë ndodhi: Ju keni qenë duke biseduar së bashku online për një kohë të gjatë, por ai ende nuk ju ka kërkuar një takim, për t’u parë përballë.

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai është shumë modest dhe ai ka frikë se mos unë i them “jo”. Ai është i frikësuar nga ndjenjat e tij. Ai nuk është i gatshëm të takohet me një vajzë të tillë të mrekullueshme, por ai me patjetër do të më kërkojë për një takim më vonë.

Çfarë do të thotë në të vërtetë kjo: Ai nuk dëshiron t’ju ftojë. Ai do vetëm të flasë… por jo në jetën reale.

Ai ju përdor në skemat e tij.

Çfarë ndodhi: Ju keni kaluar një kohë shumë të këndshme së bashku dhe ai papritmas u zhduk.

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai ka nevojë për më shumë kohë për të pranuar faktin se ai tani ka në duar një thesar si unë. Ai po teston durimin tim.

Ai ka probleme në punë dhe tani nuk ka kohë për dashuri, por nesër ose pasnesër, ose disa ditë më vonë gjithçka do të jetë në rregull mes nesh.

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: Ai nuk është i interesuar për ju si një partner i vazhdueshëm.

Ai dëshiron t’i konkurrojë të gjithë meshkujt e tjerë që interesohen për ju!

Çfarë ndodhi: Ai shfaqet vetëm në ato momente kur një djalë tjetër është i interesuar për ty.

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai është xheloz. Gjërat do të jenë ndryshe nga tani e tutje. Ai më në fund e ka kuptuar se ka meshkujt të tjerë që janë të interesuar për mua, kështu që tani ai do të jetë i frikësuar se mos do të më humbë.

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: Ai ka nevojë për konkurrencë të vazhdueshme. Një marrëdhënie pa konkurrencë, thjesht nuk është interesante për të.

Ai po kërkon një marrëdhënie “të veçantë”… por jo dashuri.

Çfarë ndodhi: Ai sugjeroi që të qëndronit miq, por gjithsesi vazhdon të flirtojë me ju.

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai nuk e ka kuptuar ende se është i dashuruar me mua. Ai ka frikë se mos unë i them “jo”. Ai nuk mund të më rezistojë. Ai mendon se ne duhet të bëhemi miq të mirë fillimisht, para se të përfshihemi në një marrëdhënie romantike.

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: Ai e kupton qartë se ti je e dashuruar me të. Dhe për aq kohë kjo gjë t’i japë kënaqësi, ai do ta luajë lojën. Por së shpejti do mërzitet ose ndoshta do të gjejë një të dashur dhe nuk do të ketë më nevojë për ty.

Ai nuk kalon kohë të mjaftueshme me ju dhe vjen vetëm kur ka nevojë.

Çfarë ndodhi: Ju takoheni herë pas here pas punës.

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai është kaq i zënë. Të vetmen orë të lirë që ka, e shpenzon në një takim romantik me mua. Është kaq bukur.

Ndonjëherë, ai e kalon mbrëmjen me mua edhe pse ka nevojë të shkojë në shtëpi për të pushuar.

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë:Është shumë e volitshme për të që të ketë një partner seksual të vazhdueshëm. Por së shpejti ai do të ketë një marrëdhënie dhe një të dashur të vërtetë dhe puna e tij papritur nuk do të jetë aq e rëndësishme sa është tani.

Dhe ju thjesht do të pyesni veten: “PSE ?!”

Ai nuk ju prezanton me familjen apo miqtë e tij.

Çfarë ndodhi: Ju jeni një çift, por rrallë shihni familjen ose miqtë e tij. Ose ndoshta nuk i njihni fare. Ju i festoni të gjitha festat e rëndësishme veç e veç.

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai nuk dëshiron të më vërë në sikltet. Ai është shumë i afërt me miqtë dhe familjen e tij, prandaj kalon më shumë kohë me to sesa me mua.

Ai është i shqetësuar se mund të mos më pëlqejnë familjarët apo miqtë e tij.

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: Ti nuk je e rëndësishme për të aq sa janë miqtë dhe familja e tij. Ai nuk dëshiron që ata të mendojnë se je e dashura e tij ose, edhe më keq, nusja e tij.

Kjo për shkak se ai nuk ju sheh në këtë mënyrë.

Ai sillet si shok!

Çfarë ndodhi: Ju komunikoni në internet gjatë gjithë kohës. Ju e shikoni njëri-tjetrin shpesh sepse njihni të njëjtët njerëz. Ju kaloni një kohë të mirë së bashku, por pa asgjë romantike.

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai më do, por plagët që ai mori në marrëdhëniet e tij të mëparshme nuk janë shëruar akoma, kështu që ai nuk është gati.

Unë do të jem mikja e tij më e mirë dhe pastaj ai do ta kuptojë se ai më do.

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: Ju jeni një mike shumë e mirë dhe ai ndihet mirë pranë jush, por ju nuk jeni e dashura e tij. Ju nuk jeni asgjë më shumë sesa vetëm një mikeshë.

Ai nuk dëshiron që ta diskutoni së bashku të ardhmen tuaj dhe nuk dëshiron ndonjë ndryshim.

Çfarë ndodhi: Kur përpiqeni të flisni për të ardhmen tuaj, ai bëhet shumë misterioz dhe shumë i zemëruar. Dhe nganjëherë, ai thjesht thotë, “Nuk e di.”

Çfarë mendoni se do të thotë kjo: Ai nuk është mësuar me faktin se marrëdhënia jonë është shumë serioze. Ai dëshiron të më propozojë ndaj do ta mbajë si një surprizë.

Sidoqoftë, ai ka disa probleme financiare dhe ai nuk dëshiron që edhe unë të shqetësohem. Kur t’ii ndreqë ato probleme, ne do të martohemi.

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: Ju nuk jeni kandidatja më e mirë si gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij. Atij i pëlqen mënyra se si gjërat janë mes jush tani, por ai nuk dëshiron asgjë më shumë.

Ai nuk dëshiron të flasë për të ardhmen, sepse ai nuk dëshiron të ndryshojë asgjë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *