287 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Lajme

Konfirmohen edhe 287 persona me koronavirus në Kosovë.

Nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe 229 që kanë fituar betejën me Covid-19.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa ka thënë se situata me koronavirusin është nën kontroll.

“Ndërsa, sot, kur flasim për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë, mund të themi se situata është nën kontroll, por assesi nuk duhet ta ndalojmë përgjegjësinë e detyrat e secilit për luftimin dhe pengimin e virusit vdekjeprurës.

Sot nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe kemi 229 që kanë fituar betejën me Covid 19.

Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, ka shkruar ai në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *