“75 përqind e policëve në kredi – shpresonin se do t’u rriten pagat”

Lajme

Sindikata ankohet në Kuvend, 75 përqind e policëve në kredi – shpresonin se do t’u rriten pagat.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi para deputetëve në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka treguar për disa nga pakënaqësitë që kanë punëtorët e PK’së, raporton Gazeta Express.

Kamberi ka thënë se nga 21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë ndërruar jetë në detyrë, familjarët e tyre marrin nga 270 euro në muaj e kanë nga pesë anëtarë.

“21 pjesëtarë i kemi humb paguhen ka 270 euro të gjitha këto familjarë e i kanë nga pesë anëtarë”, thotë ajo.

Sipas Sindikatës së Policisë, me shpresën se do të përmbushej premtimi për rritje të pagave 75 për qind e punëtorëve kanë hyrë në kredi, megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“75 përqind të punonjësve policor kanë hy në kredi duke mendu që kanë me marrë rrogën me rritje, nuk kanë hy kredi për sy e faqe, për shtëpi e banesa për familjarë. Nuk paguhet as puna e festave, as vikendeve, mbi 6 mijë punëtorë të policisë punojnë vikende, s’paguhen se qeveria s’ka pare”, thotë Kamberi.

“Këto janë kërkesat që i kemi ne, uroj që të përmbushen para se të dalim në protesta, sepse pastaj do të ketë edhe kërkesa tjera, janë dy kërkesa që po i kërkojmë nga ju.

Pakoja emergjente dhe shujta, që janë duke i pritur policët. Mos të na anashkalojnë nga shujtat”, ka thënë ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *