78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Diaspora Lajme

Si kurrë më parë, në zgjedhjet e 14 shkurtit, mërgata kanë votuar për ndryshim: Krejt dhe Drejt duke votuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE, shkruan meKryeministrin.info.

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare, VETËVENDOSJE, ka falenderuar bashkëatdhetarët, ku 78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

“Falemnderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje”, thuhet ndër të tjera.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar. Krejt dhe Drejt, sepse siç e pamë bashkë mund t’i jetësojmë aspiratat tona për një Kosovë më mirë, më të drejtë, e të zhvilluar çfarë e dëshirojmë si qytetarë të kësaj Republike

Postimi i plotë:

78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në mënyrë plebishitare bashkatdhetarët tanë, me besim e përkushtim, në referendumin e 14 shkurtit janë deklaruar se janë për ndryshime në vend.

Falemnderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar. Krejt dhe Drejt, sepse siç e pamë bashkë mund t’i jetësojmë aspiratat tona për një Kosovë më mirë, më të drejtë, e të zhvilluar çfarë e dëshirojmë si qytetarë të kësaj Republike.
Urime!/meKryeministrin.info/

The post 78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code