A do të ketë zbutje të masave? Flet ministri Zemaj

Lajme

Zemaj njofton se është duke u bërë vlerësimi i masave.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se janë duke vlerësuar masat mbrojtëse ndaj koronavirusit duke bërë thirrje për mbajtje të maskës, distancës, higjienës personale dhe kolektive.

“Kemi numër të rënieve të rasteve, dhe një rënie të numrit të rasteve të hospitalizuara. Jemi në kontakt edhe me vendet e rajonit. Jemi në vlerësim të masave, edhe të lëvizjes së qytetarëve. Bëjmë thirrje të gjithëve ta shtojmë kujdesin dhe mos të shkojmë drejtë mbylljes apo ndonjë sanksioni të padëshirueshëm”, është shprehur Zemaj.

Zemaj bënë të ditur se do të punësohen edhe 75 profesionistë që i bashkohen inspektoratit sanitar.

“Jemi në përgatitje dhe zbatim edhe të planit të ri”, është shprehur Zemaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *