A e zbuloi afaristi i njohur planin A dhe B të Thaçit dhe PDK-së?

Lajme

MË: 30 PRILL 2020
Hashim Thaçi

Afaristi i njohur nga Kosova, Burim Piraj, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar edhe gjendjen aktuale politike në Kosovë.

Ai thotë se dikush është në siklet të madh nga politikanët, pasi nuk mund të ketë shpjegim tjetër gjendja në të cilën jemi me pandeminë dhe politikën.

Sipas tij, janë dy plane A dhe B.

Ai shton se ose janë prish raportet e PDK-së me Hashim Thaçin, ose po dëshirohet që partitë politike të i fut në ndonjë kurth politik nga e cila do të dobësohen shumë para elektoratit në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Duke i vëzhguar zhvillimet politike në vend, njeriu nuk mund të mos vjen në përfundim se diçka e madhe në prapavijë po zihet. Derisa ne si qytetar të thjesht po merremi më shumë me pandeminë politika e vendit po zien.

Dikush është në siklet të madh!

Të them të drejtën unë nuk po mund të gjej shpjegim për shumë fenomene e njëri nga to është relacioni i PDK-së me qeverinë që po formohet!

Thjesht nuk e di pse PDK-ja nuk po pranon ta voton qeverinë a nga ana tjetër kemi par një angazhim jashtëzakonisht të madh të presidentit për të arritur të krijohet ky koalicion!

A janë prish raportet PDK- President apo ndoshta është në pyetje plani B i cili dëshiron që partitë e tjera ti fus në ndonjë kurth politike nga e cila do të dalin shumë të dobësuar para elektoratit në zgjedhjet e ardhshme.

Një opsion mund të jetë dhe mandati i dytë i presidentit duke i fituar votat e partive në koalicion plus PDK-së.

Vërtetë po zihet po s’po dihet çka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *