AAK punëson anëtarin e partisë në Ministri

Lajme

AAK-ja shënon edhe një sukses në Qeveri, punëson anëtarin e partisë në Ministri.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas lajmit se partia e tij ka punësuar një anëtarë të saj në këtë dikaster.

Selimi tha se pasi është ministër i AAK-së, ka diskrecionin që të emërojë anëtarë të partisë së tij.

“Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion. Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Në këtë ministri e cila udhëheqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka punësuar anëtarin e saj, Astrit Gjocajn për të dhënë ndihmë tek Dhomat e Specializuara, në kuadër të kësaj ministrie.

Pozita e tij do të jetë, zyrtar i Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojte Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuarve Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Ai është vëllai i sekretari organizativ të rinisë së AAK-së, Demokrat Gjocaj.

Shkrimi i plotë i Selimit pa ndërhyrje:

Sot në media është raportuar se në Ministrinë e Drejtësisë është emëruar një kuadër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion. Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil. AAK-ja është organizatë politike, vizionin e së cilës e përcjellin shumë profesionist të fushave të ndryshme. Do të gëzojë respektin për ta dhe do të tregojë vigjilencën për t’u dhënë mundësi që kapacitet e tyre profesionale t’i tregojnë, andaj saherë që më lejon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *