AAK tenton t’ia marrë LDK-së Istogun me këtë kandidat

Lajme

Aleanca po tenton t’ia marrë LDK-së Istogun me këtë kandidat.

Sipas një njoftimi të degës, Bekë Berisha pritet të jetë kandidati i AAK’së për Istogun.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Istogut.

“Pas një konsultimi me kryetarin Haradinaj, jemi pajtuar që deputeti aktual, Bekë Berisha të jetë kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet e ardhshme komunale në Istog. AAK dega në Istog vazhdon të jetë unike drejt qëllimeve të përbashkëta”, thuhet në një postim që e ka publikuar dega e AAK’së në Istog.

Ndryshe, Istogu është bastion i LDK’së dhe vendlindjen e ish-Presidentit Ibrahim Rugova nuk e ka qeverisur askush tjetër përvec LDK’së në 20 vjetët e fundit.

Zgjedhjen e 2017’ës kryetari Haki Rugova shkoi në balotazh me kandidatin e AAK’së, Gani Dreshaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *