Warning: The magic method RSSAutopilot\Request::__wakeup() must have public visibility in /home/clients/8664d7ddffd4d233140e5717e3eab621/web/wp-content/plugins/rss-autopilot/classes/request.php on line 47
AAK: Urgjentisht të nis hetimi i hyrjes në njësinë e përgjimeve nga Prokuroria e Shtetit – INFODIASPORA.DE

AAK: Urgjentisht të nis hetimi i hyrjes në njësinë e përgjimeve nga Prokuroria e Shtetit

Lajme

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve se zyrtarë të lartë qeveritarë kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në njësinë e përgjimeve të Telekomit të Kosovës.

AAK konsideron se ky është një akt i pastër kriminal, prandaj ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve nga Prokuroria e Shtetit.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon urgjentisht nga Prokuroria e Shtetit që në kuadër të kompetencave të saj, të ndërmarrë veprime për të hetuar rastin e hyrjes së dyshimtë dhe të paautorizuar në njësinë e përgjimeve brenda Telekomit të Kosovës. Ky veprim është një akt kriminal i pastër dhe i ulët kundër sistemit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”.

Në fund thuhet se shteti duhet të mbrojë qytetarët nga këto aktivitete të orkestruara kriminale.

“Shteti i cili u ndërtua me mund, duhet ta dëshmojë që ka drejtësi dhe mbron qytetarët e Kosovës nga këto aktivitete kriminale të orkestruara.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *