Adelina Thaçi me fjalë prekëse për Cimën: Po flej te dhoma jote, te jastëku yt!

Magazin

Javë pas vdekjes së humoristit, vajza e tij Adelina Thaçi vazhdon ta kujtoj me postime në rrjete sociale.

Përmes Instagramit të saj, këngëtarja ka kujtuar një nga momentet e paraqitjes së tyre së bashku në një emision gatimi.

Përveç imazhit, Adelina Thaçi ka shkruar edhe disa fjalë prekëse.

“Babë, të njëjtën rutinë po e bëjë si me qenë këtu fizikisht, po flas, e po e bëjmë humorin që e kemi bërë gjithmonë në shtëpi, po flej tek dhoma jote, te jastëku yt, po këndoj këngët që i ke pas dëshirë, me zërin që e kam trashëguar prej teje, oh sa krenare jam për ty babë.

Veç malli. A e din sa jam kënaq në këtë emision, nuk kam fjalë me përshkru. Sa kam qenë me fat e jam , që kam qenë vajza jote. Babai im, të dua deri në frymën e fundit sepse jam vajza më fatlume”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë në muajin mars si pasojë e ndërlikimeve me COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *