Agim Bahtiri jep një premtim të madh për Bajramin e ardhshëm

Lajme

Ai thotë se do të falet në stadiumin “Riza Lushta”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ftuar në një emision televiziv ka folur për tema të ndryshme të qytetit.

Fillimisht ai ka folur për faljen e Fitër Bajramit në xhamitë, dhe qytetarët e shumtë që u falën jashtë objekteve.

Bahtiri ka thënë se në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, në plan ka qenë që falja të bëhet në stadiumin “Riza Lushta” mirëpo për shkak të pandemisë e kanë anuluar.

I pari i qytetit ka thënë se Bajramin e ardhshëm, pra Kurban Bajramin do ta organizojnë në stadiumin e qytetit, pasi beson që pas dy muajve do të lirohen edhe masat kufizuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *