Aksidet i rëndë trafiku në autostradën “Aben Xhaferi”, vdes një person

Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Aben Xhaferi”.

Aksident i rëndë në autostradën “Arben Xhaferi”, vdes një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 18:38, ka ndodhur një aksident në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’, afër fshatit Babush të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i ka thënë Insajderit se një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Rastet e aksidenteve, kryesisht vetaksidenteve javën që po e lëmë pas kanë rezultuar me pasoja fatale, prandaj edhe një herë kërkojmë që drejtuesit e automjeteve të kenë vëmendje të shtuar dhe vigjilencë, sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe pjesëmarrsit tjerë në trafik. Policia do të marrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e pergjithshme në trafik dhe do të ketë zero tolerancë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *