MË: 27 PRILL 2020
Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Ajo thotë se zyra e Presidentit javës që shkoi u konfirmoi mediave që Presidenti ia kishte kërkuar emrin për mandatar, kryetarit të LDK, Isa Mustafa.
Haxhiu me tej thekson se jemi të gjithë dëshmitarë se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat e tyre.
Ja shkrimi i saj:
Zyra e Presidentit javës që shkoi u konfirmoi mediave që Presidenti ia kishte kërkuar emrin për mandatar, Kryetarit të LDK, Isa Mustafa.
Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona.
Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?
Meqë Presidenti është kaq i sigurtë për veprimet e veta, le të urdhërojë e ta publikojë. E njëjta vlen edhe për Kryetarin e LDK-së.
Padyshim që ata janë të vetëdijshëm për arbitraritetin e tyre dhe se kjo është shkelje e Kushtetutës me paramendim.