“Ai e di që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV, por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër”.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godasë Presidentin Hashim Thaçi dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Aliut, Veseli e dëshiron këtë në mënyrë që t’i hapet rruga për kryeministër.
“Ai e di që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV, por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër”.