Ambasada e Suedisë paralajmëron kosovarët

Lajme

Mashtrime me viza dhe leje qëndrimi, Ambasada e Suedisë paralajmëron kosovarët.

Ambasada e Suedisë në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët rreth mashtrimeve të mundshme për shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada u ka bërë me dije qytetarëve se mund të humbin të holla nëse vendosin të bashkëpunojnë me agjencitë ose individët që u premtojnë se mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë për në Suedi.

“Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencie të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin që të bashkëpunojnë me këto individë/agjenci.

Ambasada e Suedisë në Shkup bashkëpunon me kompaninë ndërlidhëse VFS Global në Prishtinë, Kosovë, me adresë rr. Rrustem Statovci nr. 36 në Prishtinë, për pranimin e shengen aplikacioneve. Ambasada e Suedisë nuk bashkëpunon me shitës ose zyra të cilat nuk janë në kuadër të kompanisë VFS Global. Asnjë shitës nuk mund të ndikojë mbi periudhën e shqyrtimit dhe rezultatin e vendimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *