Amir Rrahmani tregon arsyen e vërtetë të humbjes së Kosovës

Sport

Rrahmani tregon arsyen e vërtetë të humbjes së Kosovës.

Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, ka deklaruar se mungesa e aktiviteteve për shkak të COVID-19 që ka tollovitur gjithë botën dhe futbollin, ka bërë që sot ‘Dardanët’ të mos jenë në formë.

Kosova u mposhtë 1-2 nga Greqia në Fadil Vokrri në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

“Kundërshtari ka qenë shumë mirë i organizuar, sidomos në fazën defensivë dhe na kanë krijuar probleme. Ndikim pati edhe mungesa e stërvitjeve”.

“S’ka rëndësi që jemi në Ligën C, problemi është se shumica e lojtarëve, po flas personalisht per vete kam pas 5 ditë stërvitje dhe kam ardhur këtu. Shumica e lojtarëve nuk janë në nivelin e duhur dhe besoj se ky është shkaktari, edhe pse në fushë nuk po shihet shumë”.

Kujtojmë se Kosovës i munguan sonte lojtarë si; Rashica, Muriqi, Kryeziu, Kololli, Shala, Zhegrova… disa të lënduar dhe disa nuk u lejuan nga klubet e tyre shkaku i COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *