Aprovohen mbi 29 mijë zarfe nga diaspora, refuzohen rreth 12 mijë

Lajme

KQZ aprovon mbi 29 mijë zarfe nga diaspora, i refuzon rreth 12 mijë.

Në QNR po vazhdon numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit.

Ai ka thënë se 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime janë aprovuar, ndërsa 11 mijë e 840 zarfe janë refuzuar.

“Në këtë qendër, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 25 mijë e 153 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara.

Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim: 5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 3 mijë e 836 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 1 mijë e 551 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor); 467 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, ka thënë Elezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *