Arben Gashi: U kry buxheti, u kry legjislatura

Lajme

Kuvendi ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas votimit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, në lexim të dytë.

Pas seancës në Kuvend, Gashi ka lajmëruar për përfundim të legjislaturës dhe votim të buxhetit, teksa ka shpërndarë një fotografi me përfaqësuesit e LDK’së në Kuvend.

“U kry buxheti, u kry legjislatura. Shihemi!”, ka shkruar Gashi.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Buxheti u votua me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Përpos koalicionit qeverisës, buxhetin e votuan edhe dy partitë e opozitës VV dhe PDK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *