Arjoni ia kthen sërish Anës: Unë desha një familje, ti deshe…

Magazin

Arjoni i drejtohet sërish Anës.

Mbrëmjen e kaluar, Arjoni theu heshtjen pas publikimit të fotografisë që bëri bujë.

Ai tha se Ana ka gënjyer në deklaratën e saj rreth fotografisë, ngase e vërteta sipas tij është krejtësisht ndryshe.

Arjoni deklaroi se ishte dashuruar në Anën dhe kishte në plan që të krijonte familje me të, por thotë se paska gabuar.

Teksa i kërkoi falje familjes së Anës për shqetësimin që ua ka shkaktuar me fotografinë që e publikoi, konkurrenti përsëriti atë që ajo ka gënjyer.

Mëngjesin e sotëm, Arjoni publikoi sërish videon e deklaratës së mbrëmshme, të cilën e dha në gjuhën italiane.

Por, vëmendje mori mbishkrimi, ku la fjalët “Un desha ni Familie, ti deshe Fame…”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *