Policia jep detaje për arrestimin e Haki Rugovës.
Koha mëson se kryetari i Istogut, Haki Rugova, një drejtor dhe një zyrtar ligjor, janë arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikim dokumentesh.
Drejtori që tashmë është arrestuar, përgjatë vitit 2018 ka qenë në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Istogut.
“Mund të konfirmojmë se hetuesit e drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.