Arrestohen katër organizatorë të protestës së gastronomëve, thyen rregullat kundër pandemisë

Lajme

Katër organizatorë të protestës së gastronomëve shoqërohen në polici, thyen rregullat kundër pandemisë.

Katër nga organizatorët e protestës së gastronomëve janë shoqëruar në Policinë e Kosovës për shkak të thyerjes së rregullave kundër pandemisë.

Lajmërimi i tyre për këtë protestë ka qenë që secili do të protestojë para lokalit të tij, por në protestë ishim mbi 50 pjesëmarrës, gjë që është në kundërshtim me masat aktuale të Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Deri më tani katër nga organizatorët e protestës janë shoqëruar në polici për shkak të mosrespektimit të masave”.

Ndaj tyre pritet të shqiptohen gjobat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *