Audi njofton për tërheqjen e 150 mijë vetura

Tech

Audi po tërheq 150 mijë vetura.

Prodhuesi gjerman njoftoi një tërheqje për modelet Audi A3, S3 dhe RS3 për shkak të një problemi të mundshëm me jastëkun e ajrit.

Mbi 150,000 automjete në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen në shërbimin e urgjencës për të hetuar dhe korrigjuar çdo mangësi.

Tërheqja u njoftua për shkak të një problemi të mundshëm që mund të ndikojë që jastëkët anësorë të mos aktivizohen në rast aksidenti.

Kjo mangësi përfshin 113,164 Audi A3 të prodhuar midis 2015 dhe 2020, pastaj 9,573 automjete A3 e-tron (2016-2018), si dhe 14,532 vetura Audi S3 (2015-2020), dhe 4,147 Audi RS3 të prodhuara midis 2017 dhe 2020, transmeton Telegrafi.

Audi tha se vazhdon të hetojë shkakun kryesor të problemit dhe deklaron se nuk është në dijeni të ndonjë aksidenti ose dëmtimi që do të lidhej me këtë defekt.

Prodhuesi do të njoftojë pronarët e automjeteve të prekura nga tërheqja e problemit, dhe ndërkohë do të vazhdojë të punojë për zgjidhjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *