Avdyli: Valdetja e KQZ sikur të ishte kryetare e PDK e jo një kryesuese e një institucioni të paanshëm

Diaspora Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në konferencë për media ka folur për vendimin e Avokatit të Popullit për rastin e Valdete Dakës dhe ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, pas refuzimit që ky i fundit i ka bërë ankesës së ish-kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër vendimit të Presidentes për ndërprerjen e mandatit të saj si kryesuese e KQZ-së.

Tahiri e ka quajtur të turpshëm vendimin e Avokatit të Popullit, me të cilin ky i fundit kishte refuzuar ankesën e Dakës.

Ndaj kësaj që ka thënë Tahiri, ka reaguar deputeti nga radhët e LVV dhe Listës Guxo Haxhi Avdyli , i cili përmes rrjetit social facebook, shkruan se çkapja e shtetit dikujt po i dhemb, por ska alternativë.

Postimi i tij:

Reagon “ashpër” dhe çuditet PDK-ja: Pse Avokati i popullit vendos i pavarur dhe konform kompetencave të tij? Pse Avokati spo merr urdhëra nga zyret e Abelardit? Mbrohet fanatikisht Valdetja e KQZ sikur të ishte kryetare e PDK e jo një kryesuese e një institucioni të paanshëm. Çkapja e shtetit dikujt po i dhemb, por ska alternativë.

The post Avdyli: Valdetja e KQZ sikur të ishte kryetare e PDK e jo një kryesuese e një institucioni të paanshëm appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *