Banka Botërore: Ballkani Perëndimor mund të jetë në prag të varfërisë

Lajme

Ballkani Perëndimor mund të jetë në prag të varfërisë sipas vlerësimit të fundit të Bankës Botërore.

Banka Botërore vlerësoi se në Ballkanin Perëndimor, nëse qeveritë nuk do të vendosin masa të caktuara, kriza e koronavirusit ‘do të dërgojë’ të paktën 400,000 njerëz në varfëri, dhe nëse zgjat më shumë, edhe 950,000 në periudhën nga qershori deri në gusht.

Ekonomisti i Bankës Botërore Trang Van Nguyen theksoi se, duke pasur parasysh paqartësinë e mëtutjeshme dhe valën e dytë të pandemisë, situata mund të jetë edhe më e keqe.

Rastet në vendet e këtij rajoni gjeopolitk janë rritur shumë pas lehtësimit të masave dhe hapjes së kufijve.

Shumë shtete të BE’së kanë mbyllur kufijtë për qytetarët që vijnë nga këto vende.

Serbia sot shënoi ditën me më së shumti njerëz të vdekur. Në 24 orët e fundit atje vdiqën 18 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *