Barcelona pa Messin ndaj Dynamo Kievit

Sport

Formacionet e mundshme: Barcelona pa Messin ndaj Dynamo Kievit.

Barcelona ka udhëtuar në Ukrainë për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, të cilën e zhvillon kundër Dynamo Kievit.

Trajneri Ronald Koeman ka vendosur t’i lë të pushojnë dyshen, Lionel Messi dhe Frenkie de Jong, duke vlerësuar potencialin e kundërshtarit.

Njëherësh, Ronald Araujo, Ansu Fati dhe Sergio Busquets, nuk mund të luajnë për shkak të lëndimeve, derisa Samuel Umtiti vazhdon të mungojë si pasojë e një problemi të vazhdueshëm me gjurin.

Formacionet e mundshme

Dynamo Kiev: Bushchan; Kedziora, Zabarnyi, Mykolenko, Karavaev; Shepelev, Harmash; Shaparenko, Buyalskyi, De Pena; Supriaha.

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Mingueza, Lenglet, Alba; Pjanic, Alena; Pedri, Coutinho, Dembele; Griezmann.

Ndeshja tjetër e Grupit G zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Ferencvarosit në Torino, dhe në rast se Zonja e Vjetër dhe Blaugranët i fitojnë këto dy sfida, atëherë do ta sigurojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *