Baton Haxhiu tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK’në pas Kadri Veselit

Lajme

Gazetari Baton Haxhiu trego kush duhet të jetë në krye të PDK-së, në rast se konfirmohet akuza ndaj kreut të PDK’së, Kadri Veseli, nga Gjykata Speciale.

Haxhiu tha se Veseli fillimisht duhet që ta lë një ushtrues detyre për një kohë. Sipas tij, është e rëndësishme që PDK’ja të futet në qeveri, e pastaj të zgjidhet kryetari i saj.

“Veseli duhet ta lë një ushtrues detyre për një kohë. PDK’ja duhet të jetë pjesë e qeverisë dhe njëkohësisht ta përgatitë garën për kryetarin të partisë pas gjashtë muajsh apo një viti. Kjo është arsyeja pse PDK’ja duhet të jetë në qeveri, që të jetë pjesë e qeverisë dhe ta bëjë garën për kryetar të partisë”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, ai tregoi se do të jetë një garë e ngushtë për kreun e partisë brenda PDK’së, ku si kandidat potencial sheh Enver Hoxhën, Memli Krasniqin, Vlora Citakun dhe Uran Ismailin.

“Gara duhet të jetë e fortë, e një gjenerate të re. Ku ushtruesi detyrës duhet ta përgatitë garën për Memli Krasniqin, Enver hoxhën, Vlora Citakun dhe Uran Ismailin. Unë mendoj që ushtrues detyre mund të jetë Hajredni Kuqi sepse ky i fundit nuk ka pretendime për kryetar të partisë, me aq sa e njoh, sepse i ka hup dëshira për të udhëhequr me parti, po flas me logjikë sepse nuk kam folur me asnjërin prej tyre”, shtoi Haxhiu.

Gjithashtu, Haxhiu tha se më e pëlqyeshmja sipas tij është Vlora Çitaku.

“Mendoj se Vlora Çitaku do të ishte më e pëlqyeshmja, por sa do ta pranojnë PDK’ja, nuk e di”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *